POEZI – Nysret DURMISHI- MOS MA GJYKO LIRINË
MOS MA GJYKO LIRINË
Ti që dikur Lirinë ma vodhe
Ti që ëndrrat e fëmijëve i ndalove
Në lufte për Liri, nuk ndihmove por pengove
Nuk u ngope me të zezat tua
Vazhdon akoma
Sot dhe Lirin ma gjykon
Luftën për Liri UÇK-në mos e njollosë
Si s’të vie turp o njeri i pa vlerë
Je I pa besë dhe I pander
Ti Shqip flet, po Shqiptar nuk je
Kërko gjakun tënde andej ne skëterrë
Çfar njeriu je, për vëllaun tende vjell verë
Ti Lirinë nuk e doje, ushtarin e Lirisë nuk e nderoje
Kthjellu o ti i mjerë, nuk ka shkau sa Shqiptari vlerë
Ndero luftëtarin, ndero dëshmorin, ndero veteranin
Nëse Liria e Kosovës të pengon, shporru horr
Ik andej në Shumadi, atje ku vëllezërit tu të shtrijnë dorë
Këtu është Kosova ,kësaj I thonë DARDANI
Andaj ik nga këtu, mos ma gjyko Lirinë
25.09.2020 N.D