POEZI TË ZGJEDHURA NGA KRIJUESIT SHQIPTARË NË GJERMANI-Nga :Mursel Sopaj

0

MË FAL, NËNË!

Nënë, me pritjet e tua nën dritë hëne

Do të ishin ngrehur male të lartë

Përrenj me ushtimë ishin krijuar

Me lotin tënd të kripur- Nënë

Shqetësimet mbledhur po të ishin

Qielli nga retë s’do dukej fare

Dhimbjet plagët bashkë të ishin

Një det i tërë nuk do t’i lante

Je mërzitur Nënë, e di

E askund s’të mbanë vendi

Po të vij nuk mundem, Nënë

Pa u ndal pak vende-vende

Do të ndalem gjithsesi

Përmendoret ku qëndrojnë

Do t’u heq borën nga balli

Se paska marrë dimër i rëndë

Do të ndalem, të ndalem nënë

Se për te ec këmbët s’ më bëjnë

Mallin prush për ta e kam

Për LIRI të gjitha i dhanë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *