Poezia e së shtunës-Qazim THAÇI- ATHUA TË KAM HARRUAR….?!
ATHUA TË KAM HARRUAR….?!
Sa herë bie e zgjohem pyes veten athua të kam harruar?
Athua më s’të shohë si një aromë mbushur dashuri.
Por, të shoh si një relikt të lënë nga koha e
Si një këngë, të grithur gramafoni,që neverit
E di se ti gënjeshtare do vdesësh, si një hardhucë e zverdhur kohe
Pastaj do jesh një ëndërr shumë e trishtuar e një kohë pa kohë
Por, athua të kam harruar pyes veten,sepse trishti kaq më mundon
Pas shtatë palë qiejsh tradhtie te vije erë e keqe si shëmti
Nuk di a të kam harruar ,sepse gjumin ende ma prish
Si ëndrrat e një natë pa gjumë e me ëndrra të vdekurish
Por, sidoqoftë edhe nëse ende të kujtojë dije se je vetë harrimi mbi mirësi
Nuk di a të kam harruar, por aroma që shijoja dikur tani më është bërë pelin
Nuk di në të kam harruar si një trisht, apo si një gënjeshtare e krisur e kësaj bote