Poezia nuk lejon kompromise
Nga: Charles Bukowski
Për: Jory Sherman
Përktheu: Fadil Bajraj
Cantosët të sjellin lexim të këndshëm, … sado që kurrë nuk kam qenë në gjendje ta lexoj krejtësisht atë gjë të mallkuar ose që të mbaj mend se çfarë kam lexuar, ama e di se do të qëndrojnë, ma merr mendja sall për atë arsye: pus paundian i pavlerësuar.
Edhe një herë po të falënderoj për Beat’d. Poezia anonime nuk është e mirë ngase tipi mendon se ai mund të bëj kompromis me jetën. Nuk ka kompromis: nëse doni të shkruani tv mutsihane pushkatarësh, tv mutsihanet e pushkatarëve do të paraqiten në poezitë tuaja, dhe nëse ai mendon se është mplakur në moshën 34 vjeçare, më mirë le të fërkohet pas veshëve dhe kudo tjetër, ngase Bukowski, për të cilin askush s’ka dëgjuar do t’i mbushë 40 vjet më 16 gusht, ndërsa Pound, për të cilin kanë dëgjuar të gjithë do të jetë gati dy herë më i vjetër se unë dhe kurrë nuk ka bërë kompromise me askend, as me kombe as me zota dhe as me karabusha dhe e ka vënë emrin e vet në çdo gjë që ka shkruar, jo për famë, por për rrënjosjen e çështjes dhe pozicionit. Furraxhiu le të bëjë kompromise, polici dhe postieri, disa prej nesh duhet ta mbajnë sheshin e shenjtëruar…
(prill 1960)
/Telegrafi/