Poezia që morri çmimin dytë në Konkursin letrar’’A.Thaçi’’autore:Valbona R.HADRI
Mendjendriturit
————————————————
Të sfiduar përball ligështimeve të jetës, –
ju prapë vazhduat të jetoni me krenari.
Tê përbuzur në përjetimin e ndryshimeve kur lakmitarët hedhnin vallën e zjarreve në trollin tim Dardan, –
ju prapë qëndruat stoik.
Tê vuajtur prapa grilave kur ju morën lirinë e lëvizjes –
ju prapë qëndruat sypatrembur.
Edhe kur ju linçuan të pavlerët
ju u mbështetët në madhështinë shpirtërore që e posedonit, duke qëndruar të pamposhtur në kërkesat tuaja.
Juve nuk ju interesoi çfaré bënin të tjerët, sepse ju donit të bëni diçka për atdheun.
Ju ishit profesionistë të denjë dhe tani
veprat tuaja ju bëjnë nder.
Ju vazhdoni ta jetoni jetën duke mos kthyer kokën mbrapa .
Sepse rrugëtimi juaj ka një qëllim, misionin e shenjtë.
Ju keni zemrën plot, sepse jeni në rrugëtim të mbarë,
Prandaj vazhdoni përpara me shqiponjën në krah.
Valbona.R.Hadri
/www.qendrapress.com/