Poezia që morri çmimin e tretë në Konkursin letrar’’A.Thaçi’’autor; Sahit F.OSMANI 

KOSOVA NË MARSIN E 1999-tës

——————————————————–

Dridhej toka si në një tërmet shkatërrues

Lulet e sapoçelura vyshkeshin si nën brymë

Marsi i 1999-tês zezoi në Kosovë.

Pranvera lulëzoi me ajër të përflakur

Zogjtë e uritur nga dega në degë

shikonin çerdhet, kur digjeshin pamëshirshëm,

Përpëliteshin dhe binin përtokë.

Njerëzit e Kosovës në sy të botës

vdisnin trimërisht për truallin e atit

vdisnin trimërisht për dheun e mëmës

duke i ndaluar plumbat me trupin e tyre

të mos ua vrisnin fëmijët

Bota s’kishte fytyrë të merrte pjesë në dhimbjen e tyre.

Zemërimi e humbi durimin

filloi të bubullojë qiellit të turbullt

rrufeshëm t’i këpuste prangat e robërisë

për të aguar ditët e pavdekshme

për të shkëlqyer gjaku i lirisë.

/www.qendrapress.com/ ———————————————————