Poezia që morri çmimin parë në Konkursin letrar’’A.Thaçi’’autore;Xhyzide SHEHU 

Një ditë do t’i japësh arsye vetes

——————————————————–

Një ditë do t’i japësh arsye vetes të arratisesh nga kjo botë,

kur dhimbja do të duket sikur është e kot,

Do të kesh mall të këndosh këngë bylbylash,

por zëri nuk të del dot,

Ajo buzëqeshje e syve që kishe dikur,

ka humbur e nuk është më sot,

Po helmon veten pak nga pak,

e gotë për gotë,

Po vuan vetminë edhe pse dhoma nuk është bosh,

shpirt i zhytur në trishtim por nuk nxjerr dot lot.

Sa herë ke folur kur është dashur të heshtësh,

Sa herë ke humbur në rrugët e jetës,

Sa herë ke qenë kundër vetvetes,

Sa herë zemrën e ke gjetur me faje,

nuk hezitove për të kërkuar falje.

Pena më nuk shkruan,

n’buzë të dridhur vdesin fjalët,

Ngjyrë me u bo detet,

përsëri mbytesh nga dallgët,

Dielli yt ka humbur dritën,

pluhur bëhen malet,

Hije ka rënë mbi supet e tua,

ashtu siç bien tek varret,

Një ditë do t’i japësh arsye vetes,

e do të shërohesh nga mëkatet.

/www.qendrapress.com/