Poezi;Qazim Thaçi- Në ndërrim motesh
Në ndërrim motesh
Më falni ju që këtë vit ikët në amshim
Na latë një mal dhembje e një mal mallëngjimi
Ju u shuat e ne që mbetem kemi një dëshirë
Që këtë brishtësi motesh mos ta kemi as pas një shekulli
Kjo brishtësi e stërngarkuar më dhembje një shekull mat
Histori dhembjesh, kur na mungojnë të gjithë
Dikush I shuar nga e jeta e të tjerët të shuar nga mirësia
Kotësi ndjenjash na kanë ulur këmbëkryq mes jetës e jetëvdekjes
Në këtë ndërrim motesh nuk pati borë nuk pati as kartolina
Jo nuk pat as kujtime mortesh se po na ndahet bota si nocion
Kurse ne po masim vdekjen më pëllëmbë e shikim ka dielli
Në këtë ndërrim motesh veç vajesh a kujtimesh a pati diç tjetër na thuani……