Polica në aksion kundër atyre që krijojnë zhurmat e natës
Gjatë këtyre tre ditëve nga dje deri nesër,mbrëma, togeri i policsë në Prizren Shaqir Bytyçi , tregon po zbatohet plani e Veprimit “Sezona verore 2024”, kjo konkretisht për datat 28-30 Qershor i përpiluar nga Stacioni i Policisë në Prizren, nga ora 21:00 deri ne ora 02:00 . Veprim është rezultat ankesave e shumta te banorëve që jetojnë në zonën e lagjes ‘’Ortakoll’’ ku në vazhdimësi kemi ankesa për zhurmë nga lokalet e shumta në atë zonë, kjo gjatë orëve të vona të natës e deri në orët e hershme të mëngjesit, Gjithashtu ka ankesa për motoçiklistët kundërvajtës dhe situatë e rëndë me parkime joligjore në shume pjesë të lagjes ‘’Ortakoll’’ por edhe lagjeve tjera.