POLICËT E EULEX’IT E NXJERRIN TË PRANGOSUR NGA ZYRA KRYETARIN E OVL-UÇK’SË HYSNI GUCATIN

0

Policia e EULEX-it pas më shumë se dy orësh bastisje kanë nxjerrë të prangosur nga zyret e OVL-UÇK-së, kryetarin e kësaj organizate, Hysni Gucati.


Gucati është arrestuar dhe pritet që të dërgohet në Hagë, shkruan Reporteri.net.

Reporteri.net me të nisur aksioni, raportoi me burime se policët special të EULEX’it pritet të kryejnë arrestime gjatë aksionit në OVL-UÇK dhe një nga të arrestuarit pritet të jetë kryetari Gucati.

Arrestimi i tij u konfirmua edhe nga avokati Tomë Gashi, pak pasi Reporteri.net raportoi për ngjarjes.

Bastisja në zyrat e OVL-UÇK-së vjen një ditë pasi Tribunali Special nisi arrestimet e para të pjesëtarëve të UCK’së, që akuzohen për krime lufte.

Ndryshe, nga OVL-UÇK kanë akuzuar EULEX-in se policët e tyre po kryejnë bastisje pa asnjë urdhër legal.

Reporteri.net do t’iu mbajë të informuar lidhur me zhvillimet në OVL-UÇK.

Në oërt e pasditës

Tensionohet situata para zyreve të OVL-UÇKprotestuesit përleshen me policinë

Është tensionuar situata para zyrave të OVL-UÇK-së pas arrestimit të Hysni Gucatit nga ana e EULEX-IT.


Aty janë mbledhur një numër i madh i njerëzve të cilët po brohorasin “UÇK” dhe po drejtojnë sharje e ofendime në drejtim të EULEX-it, shkruan Reporteri.

Protestuesit janë përleshur edhe me Policinë e Kosovës derisa disa prej tyre kanë gjuajtur shishe në drejtim të tyre.

Ambulanca e Policisë së EULEX-it ndodhet pranë zyrave të OVL-UÇK-ë ku ende  po vazhdon bastisja.

]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *