POLICI QË IA VRAU DJALIN U DËNUA ME BURG TË PËRJETSHËM, BABAI SHPËRTHEN NË LOT BRENDA GJYKATËS

0

Ish-polici Shefki Spahiu është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e të riut Jetmir Aliajt në vendin e punës në një kazino në Suharekë.


Ish-polici është dënuar për veprën penale vrasje e rëndë dhe manipulim të provave, shkruan Reporteri.

Pas shpalljes së aktgjykimit për djalin e tij, babai i Jetmir Aliajt, Halil Aliaj ka shpërthyer në lot brenda gjykatës.

Në pamje ai dhe familjarët e tjerë shihen të ngushëlluar me këtë vendim por edhe të pikëlluar për jetën e djalit të tyre.

Para shpalljes së aktgjykimit familjarët e Jetmir Aliajt kishin kërkuar që vrasësi i djalit të tyre të dënohet me burgim të përjetshëm.

Ndryshe, i akuzuari Spahiu dhe mbrojtësi i tij, avokati Emrush Kastrati, nuk ishin të pranishëm në sallë gjatë shpalljes se aktgjykimi

32 vjeçari Jetmir Aliaj, punonjës i një kazinoje në Suharekë, mbeti i vrarë me armë zjarri mëngjesin e 17 marsit të vitit të kaluar. Ngjarja ndodhi në vendin e tij të punës, derisa një grup personash kishin hyrë brenda për të kryer plaçkitje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *