Policia arreston 31 vjeçarin, dyshohet që ia vodhi 50 mijë euro punëtores së ETC-së

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një 31 vjeçar, i cili më datë 26 tetor të vitit të kaluar dyshohet se ia ka vjedhur 50 mijë euro një punëtoreje të ETC-së e cila ishte duke i deponuar në bankë, shkruan Reporteri.net. Lajmin për arrestimin e tij e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci. Borovci ka thënë se Policia e rajonit të Prishtinës në vazhdën e masave dhe veprimeve policore që po ndërmerr me qëllim parandalimin e rasteve kriminale si dhe kapjen e personave të dyshuar si autor të veprave të inkriminuara, sot ka kryer një operacion të gjerë cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për grabitje.“Ngjarja ka ndodhur më 26.10.2020, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, me ç’ rast nga personeli i një subjekti afarist, ishte grabitur një vlerë e konsiderueshme parash, përderisa po i transportonin ato për t’i deponuar në bankë”, tha ai.Sipas Borovcit operacioni i bastisjes është kryer sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Shtedim të Podujevës.“Policia ka arritur të arrestoj të dyshuarin; A. H, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet të jetë përfshirë në rastin e sipër cekur”, ka thënë Borovci. Sipas tij po ashtu janë policia ka sekuestruar edhe një automjet të llojit Pick-Up, i cili bazuar në rezultatet e hetimit të deritanishëm dyshohet të jetë automjeti i shfrytëzuar për ikje.“Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze si dhe ato operativo-policore në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh për tu proceduar më tej”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *