Policia bashkë  me ekspertët e zjarrit po punojnë  për zbardhjn e  zjarrit  të mbrëmshëm

Zëdhënësi i policisë  rajonale  togeri Shaqir Bytyçi njoftoi se mbëmë më 19.dhjetor.2025, pas orës 23:00 është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prizren. Zjarrfikësit dhe policia janë në vendngjarje. Zjarri ka përfshirë disa lokale të qendra tregtare e njohur si “Te Shtrumfat”. Deri më tani përveq dëmeve materiale nuk ka të raportuar persona të lënduar,njofton togeri Shaqir Bytyçi ,zëdhënës i policisë Rajonale në Prizren ai sot për Rtv ‘’Besa’’ pohoi se, policia bashkë me ekspertet e zjarrit janë duke punuar ne zbardhjen e rrethanave se si ka ardhur deri te zjarri I mbrëmshëm.