Policia deklarohet për ngjarjen e rëndë mbrëmë në Baks të Skenderajt
Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Baks të Skenderajt.Lidhur me këtë nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se raportuar se në rrethana të panjohura janë plagosur mes veti tre meshkuj kosovarë.Dy të lënduar janë dërguar në emergjencën e Skenderajt, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri është duke qëndruar në QKUK.Kurse personi i tretë i plagosur në këtë rast është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e më pas në QKUK.Nga të dyshuarit njoftohet të jetë konfiskuar një AK-47 dhe një pushkë gjuetie.Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në obduksion, ndërsa dy të dyshuar dërgohen në mbajtje.