Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme ndaj zyrtarëve policorë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme ndaj zyrtarëve policorë.Sipas Policisë, në Prishtinë është arrestuar një person, pasi që pas një mosmarrëveshje në trafik, i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor, i cili ishte  në kryerje të detyrës, shkruan Reporteri.net.Polici i sulmuar ka pranuar tretman mjekësor, derisa nga i dyshuari është konfiskuar sprej dhe një thikë.“Prishtinë, 28.10.2021 – 12:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje në trafik, i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor, të cilët ishin në kryerje të detyrës. Nga i dyshuari është konfiskuar sprej dhe një thikë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thekson raporti.Po ashtu, në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme është goditur me veturë një polic, i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore.“Raportohet se gjatë tentimit të ndalimit të dyshuarit mashkull kosovar (me urdhër arrest), i njëjti gjatë ikjes me veturë ka goditur zyrtarin policor, viktimën mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime trupore. Zyrtari policor në vetëmbrojtje dhe gjatë tentimit për të ndaluar veturën e të dyshuarit, ka shtënë dy herën në drejtim të veturës. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.Një polic është sulmuar dje edhe në Kllokot nga një person i dehur. Zyrtari policor si pasojë e lëndimeve ka pranuar edhe tretman mjekësor.“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor viktimën kosovar. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thekson raporti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *