Policia e Kosovës në Prizren apelon për kujdes nga zjarret Prizren,
Tani kur koha e nxehte me vapë tropikale , është padyshim se rreziku për zjarret shtohet, Andaj Policia e Kosovës, apelon Qytetarë të nderuar, tashmë jemi në sezonin e verës, që karakterizohet me temperatura të larta të ajrit, e të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore. Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, APELOJMË që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit në fazën e parë të shfaqjes, kudo që ai mund të paraqitet. Zyrtarët Policor të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren kanë mbajtur takim me Koordinatorin e Agjencisë për Menagjimin e Emergjencave z. Osman Qerreti si dhe Komandantin e Batalionit të Zjarrfikësve të Prizrenit z. Fejzullah Berisha në kuadër të partneritetin institucional për siguri dhe organizim sa më profesional në incidentet e zjarreve. Situata e zjarreve është nën kontroll, mirëpo kujdesi duhet të shtohet. Reagimi në rreziqe dhe kërcënime është detyrë dhe obligim qytetarë i secilit nga ne! Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren si dhe akterët tjerë APELOJNË tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në këto ditë të nxehta. Bëjnë APEL që të raportojnë çdo zjarr në: • Njësinë më të afërt Profesionale te Zjarrfikës dhe Shpëtimit në numrin e telefonit 193, • Policinë e Kosovës, në numrin e telefonit 192, • Ndihmën e shpejtë , në numrin e telefonit 194. Të gjitha thirrjet janë pa pagesë. Zjarr- vëniet e qëllimta, si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepër penale dhe sanksionohen me ligj. Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët njofton policia.