Policia e Kosovës shkatërron sot të gjitha armët ilegale që i ka konfiskuar
Policia e Kosovës sot do të shkatërrojë të gjitha armët ilegale që janë konfiskuar, e që për to kanë përfunduar të gjitha procedurat gjyqësore.
Organizimi për shkatërrimin e tyre do të fillojë nga ora 10:00, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, në fshatin Prelez.
Siç është bërë e ditur në njoftim, në baza vjetore, Policia e Republikës së Kosovës konfiskon mesatarisht rreth 1,500 armë të llojeve të ndryshme, municion të kalibrave të ndryshëm si dhe
Me vendim të gjykatës, është lejuar shkatërrimi i armëve të llojeve të ndryshme të cilat janë konfiskuar në raste të ndryshme penale dhe për të cilat kanë përfunduar të gjitha procedurat gjyqësore.
Ndërsa, Ministria e Punëve të Brendshme vitin e kaluar pati deklaruar se janë 250 mijë armë ilegale nëpër duart e qytetarëve. /Reporteri.net/