Policia e Kosovës shqipton mbi 1000 gjoba për mosrespektim të masave

0

      Pas rritjes se numrit të të infektuarve, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa më të ashpra për menaxhimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

Në kuadër të këtij menaxhimi të rreptë, vetëm këto ditë të fundit, Policia e Kosovës, ka shqiptuar mbi 1000 gjoba për të gjithë ata që i kanë shkelur masat anti-Covid, ka thënë kryeinspektori sanitar Fitim Tërshnjaku për Radio Kosova e Lirë, njofton Insajderi.

Ai thotë se inspektorët, të mbështetur edhe nga Policia e Kosovës, janë në patrullime çdo ditë nga ora 05:00 deri në mesnatë.

Ndërkaq, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti, thotë se është e qartë se çdo ditë po regjistrohet një numër i lartë i të infektuarve, dhe këtë situatë ai e ndërlidh me faktin e mosrespektimit të masave nga ana e të rinjve.

“Ekipet e inspektimit dhe policisë kanë shqiptuar një numër të madh gjobash për qytetarët ditët e fundit për mosrespektimin e masave. Të gjithë jemi përgjegjës për situatën epidemiologjike në vend, institucionet, bizneset dhe vetë qytetarët ”, tha Hoti në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Pakoja e fundit e masave që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së Coronavirusit është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 28 korrik, dhe parashikon lëvizje të kufizuar të qytetarëve nga ora 10:30 deri 05:00 në disa komuna që kanë një numër të lartë të personave të infektuar/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *