Policia evakuon gazetarët në Zveçan, i futë brenda objektit të komunës
Policia e Kosovës ka vendosur të evakuojë gazetarët, duke i futur brenda objektit të Komunës së Zveçanit.Situata në Zveçan është më e tensionuar. Para kësaj komune janë mbledhur një grumbull i qytetarëve, ndërsa është edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetari Igor Simiq. Ata i kanë bërë kërkesa KFOR-it, që e ka rrethuar perimetrin rreth Komunës, që të largohen veturat e Njësitit Special të Policisë së Kosovës.Policia ka vlerësuar se gazetarët mund të jenë të rrezikuar dhe i ka strehuar ata brenda Komunës, raporton KOHA.