Policia heton vdekjen e një gruaje në Malishevë
Një grua dyshohet se ka bërë vetëvrasje në Malishevë të premten.Trupi i saj është dërguar për obduksion.Policia po e heton vdekjen.“Është raportuar se viktima femer kosovare dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes kanë dal në njësit relevante dhe ekipi mjekësor ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.