Policia jep detaje për ngjarjen tragjike në Prizren, ku një grua është vetëvrarë.
Lajmin e ka konfirmuar për Rtv ‘’Besa’’ Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit. Ai pohon se të martën rreth orës 6:50, një grua është vetëvrarë me armë zjarri. Policia dhe njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, tha ai. Bytyçi, tha se viktima dyshohet se është e moshës rreth 45-vjeçare dhe se rasti ka ndodhur në shtëpinë e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokuroria i cila pasi që janë gjetur armë pa leje ka lëshuara urdhër-ndalimi edhe për bashkëshortin e sajë për 48 orë, Kurse trupi i pajetë i gruas është dërguar për obduksioni në Prishtinë e në anën tjetër rasti është hapur për hetime të mëtejme pohon toger i Bytyçi.