Policia jep detaje për vdekjen e një 29-vjeçari në Emshir, u gjet i shtrirë në rrugë

                         Një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur sot në lagjen Emshir në Prishtinë.  Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Trupi është dërguar në QKUK ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.  “Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar (shtrirë në rrugë), në lagjen Emshir në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët e kanë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku rreth orës 11:00, kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull , 29 vjeç”, tha Ahmeti Hetimet për vdekjen e tij kanë nisur nga organet kompetente. “Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha ajo.