Policia jep detaje: Zyrtari i Agjencisë së Prokurorimit u kap duke marrë ryshfet 8 mijë euro

0

                        Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e drejtorit të  Agjencisë së Prokurimit, Mursel Rraci  nën dyshimet për korrupsion.Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i i njëjti është kapur në flagrancë duke marrë 8 mijë euro para të gatshme, shkruan Reporteri.net.Policia njofton se lidhur me rastin janë intervistuar tre të dyshuar, dhe me vendim të prokurorit, dy nga ta  janë dërguar në mbajtje.“Prishtinë (NN) 10.09.2021 – 16:30. Ankuesi i një kompanie private ka informuar se nga një zyrtar i Agjensionit Qendror të Prokurimit (AQP), i është kërkuar ryshfet që kompania e tij të fitojë tenderin. Njësia policore ka kapur në flagrancë të dyshuarin mashkull kosovar, i cili kishte marr 8000 euro para të gatshëm. Lidhur me rastin janë intervistuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ku me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.Ai dyshohej për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, si pasojë e nxjerrjes se njvendimi të kundërligjshëm për anulimin e një tenderi, në kundërshtim me Ligjin e prokurimit public, bëhet fjalë për tenderin “Shërbimet e pastrimit”.
OSHP-ja kishte konsideruar se anulimi i tenderit nuk është i thirrur në asnjë arsye faktike që përkon më Ligjin e Prokurimit Publik./Reporteri.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *