Policia jep detajet e sulmit kibernetik në Ministrinë e Financave
Policia e Kosovës njofton se ka pasur tentim hyrje në sistemin kompjuterik në Ministrinë e Financave.Sipas raportit 24-orësh të policisë, mirëmbajtësit e IT-së kanë arrit që ta ndalojnë qasjen.“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me ditë më parë sipas mirëmbajtëseve të IT-së së institucionit, dyshohet se ka pasur tentim/hyrje në sistemin kompjuterik. Mirëmbajtësit e IT-së kanë arrit që ta ndalojnë në vazhdim hyrjen në sistemin kompjuterik dhe lidhur me këtë janë duke u kryer hetime nga njësitë kompetente”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.Kurse, Ministra e Financave ka njoftuar qytetarët se Sistemi Informativ i Tatimit në Pronë, shërbimi online për shtypjen e faturës së tatimit në pronë, është tentuar të keqpërdoret nga sulmues kibernetik. MF ka thënë se siguron qytetarët se sulmi i tentuar nuk ka arritur të cenojë integritetin dhe sigurinë e sistemit