Policia jep detajet për dy vdekjet në Prizren.
Zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren Vesel Gashi , ka dhënë detajet e dy rasteve të vdekjeve që kanë ndodhur njëri mbrëmë vonë dhe tjetri sot, herët në mëngjes , I pari në Prizren dhe i dyti në Prevallë, Lidhur me rastin e mbrëmshëm kur në orën 21,00 policia njoftohet lidhur me gjetjen e një trupi të pajete, Aty ku është konstatuar se gjendet i pajete një i ri, ku trupi i tij dërgohet për obduksion, Kurse policia hetuesia dhe organet tjera po i kryejnë procedurat e nevojshme th ai,
Kurse sot në orën 7 e 40 minuta tre persona kanë dalë për shëtitje dhe tek vendi Pishat e zeza në Prevallë njëri prej tyre ka pasur vështirësi dhe i është keqësuar gjendja e ku më vonë kanë dalë ekipet e policisë zjarrfikësve, dhe emergjencë s dhe është konstatuar vdekja e një të moshuari tha zëdhënësi Gashi. Këto dy raste te vdekjeve janë mjafte shqetësuese për banorët e Prizrenit sidomos rasti i vdekjes së të riut i cili pritet të varroset sot, në vendlindjen e tij në Peçan të Therandës.