Policia konfirmon vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e QKUK’së, viktima një 35-vjeçare
Një vrasje ka ndodhur në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovë, ku një burrë dyshohet se ka vrarë gruan e tij shtatzënë para objektit të Klinikës së Gjinekologjisë.Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.Sipas Ahmetit, viktima është 35-vjeçare.“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.