Policia në aksion, kapen rreth 16 kg drogë dhe 33 aparate për prodhimin e kriptovalutave
Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion në disa rajone të Kosovë, ku janë arrestuar dy persona dhe janë kapur rreth 16 kg drogë që dyshohet të jetë e llojit maruhuanë si dhe janë gjetur 33 aparate për prodhimin e kriptovalutave.Policia përmes një njoftimi ka treguar detaje në lidhje me këtë aksion.“Policia e Kosovës, njësia rajonale e antidrogës në Prishtinë, në vazhdën e hetimit të rastit të koduar me emrin “Bardhoshi” sot me datë 01.12.2021, në koordinim me prokurorinë e krimeve të rënda Prishtinë kanë realizuar një operacion policor ku fillimisht rreth orës 14:50 në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Bresalc pas kërkesës së njësisë së antidrogës, një njësi e trafikut regjional të Gjilanit e ka ndaluar veturën e tipit Audi A6, me targa vendore të cilën ishte duke e drejtuar personi i dyshuar me iniciale (A. K.) mirëpo, pasi që zyrtaret policor i kanë kërkuar që ta hapte bagazhin e veturës, i njëjti me shpejtësi është nisur nga vendi i ndaljes që t’i shmanget arrestimit. Pas punëve hetimore dhe operative të zyrtarëve të antidrogës, personi i njëjtë është arrit të arrestohet në Komunën e Graçanicës, pasi që i njëjti ishte i implikuar në veprën penale të sanksionuar nga neni 267 i kodit penal të RKS-së, së bashku me të dyshuarin e dytë, me iniciale (F.M.) tani më i arrestuar në vendin e ngjarjes në fshatin Bresalc, Komuna e Gjilanit”, thuhet në njoftimin e policisë.Policia përveç drogës, pas bastisjes së banesës së njërit prej të dyshuarve, ka gjetur dhe konfiskuar prova të tjera materiale si dëshmi.“Dy personat e lartcekur me iniciale dyshohen se kanë bërë transportimin e substancës narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit Marihuanë. Pas matjeve, substanca narkotike rezulton të jetë me masë 15324.4 gram (pesëmbëdhjetë mijë e treqind e njëzet e katër, katër gram) apo 15.324,4 kg. Me urdhër të autoritetit kompetent është kryer bastisje në banesën e njërit nga të dyshuarit. Dëshmitë/provat relevante si në vijim janë konfiskuar gjatë operacionit policor nga njësia e krim teknikës rajonale Gjilanit. D#1. 15324.4 gram ( 15 kg e 324.4gr.) lëndë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë. D#2. Vetura Audi A6, me targa vendore D#3. Vetura VË-Jetta, me targa vendore D#4. 1 Telefon celularD#6. 170 Euro”, thuhet në njoftim.Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe rasti vazhdon të hetohet edhe më tej.Bëhet e ditur gjithashtu se operacione policore të antidrogës janë zhvilluar edhe në Prizren, Pejë, përderisa në Gjilan pas hetimeve disa ditore në koordinim me organet e drejtësisë gjatë realizimit të një bastisje dhe kontrolli të një shtëpie janë gjetur 33 aparate për prodhimin e kriptovalutave (pajisje elektronike) dhe me rastin është marr Dogana e Kosovës.