Policia në Prizren dënon 51 këmbësorë që kaluan rrugën aty ku nuk ju lejohet.
Policia në Prizren për një javë ka shqiptar 51 gjoba për këmbësorët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, duke kaluar rrugën në vendet ku nuk është e lejuar për ta.
Poashtu në njoftim bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 68 gjoba ndaj shoferëve që nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve.
Njoftimi i policisë
Drejtoria rajonalë e policisë ne Prizren, stacioni policor në Prizren, ka realizuar objektivat lidhur me implementimin e Planin Operativ “Këmbësorët 26.02.2024-31.032024”, duke punuar me profesionalizëm në rregullimin dhe kontrollimin e komunikacionit ne parandalimin e aksidenteve, qoftë përmes planeve operative si dhe përmes informatave që pranon nga qytetaret e vendit për kundërvajtës të ndryshëm në rrugë. Veprimet ligjore për shkelje të ligjit të komunikacionit janë duke vazhduar intenzivisht në qytetin Prizrenit dhe nga data 26.02.2024 deri me date 31.03.2024 nga njësitet policore janë shqiptuar gjithsej 119 -Vendime :
•51-Vendime – Ndaj Këmbësorëve që nuk kane respektuar rregullat e komunikacionit respektivisht e kalojnë rrugën në vendet ku nuk është e lejuar kalimi;
•68-Vendime –Ndaj shoferëve për mos dhënien e përparësi këmbësorit i cili është në vendkalim ose hyn në të.
Me këtë rast, Policia apelon të qytetarët që të kenë kujdesin maksimal gjatë qarkullimit në rrugë, duke kërkuar nga ta që të respektojnë ligjin, rregullat dhe shenjat e komunikacionit ne rrugë me qellim te krijimit te një ambienti te sigurt për te gjithë.