Policia në Prizren nis hetimet për parat false që u pranuan nga 1 qershori deri në nëntor

Policia në Prizren ka iniciuar rast për falsifikim të parasë. Sipas raportit 24 orësh të policisë thuhet se nga 1 qershori deri më 27 nëntor nga persona të ndryshëm janë pranuar para që dyshohen të jenë të falsifikuara. Ndërsa, paratë e dyshimta janë sekuestruar.
“Është raportuar se nga data 01.06.2025 deri më 27.11.2025 nga persona të ndryshëm janë pranuar para që dyshohet se janë të falsifikuara. Paratë e falsifikuara janë sekuestruar dhe dërguar për ekzaminim. Rasti nën hetime”, thuhet në raport e policisë.