Policia në Prizren, njësia e komunikacionit raporton për periudhën kohore 29.07.2024-04.08.2024.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, gjatë periudhës kohore 29.07.2024-04.08.2024,në vazhdën e implementimit te planit operativ “Rrethi 2024”,kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër (4) komuna në rajonin e Prizrenit. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar dymijë e dyqind e tetëdhjete e pesë (2285) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Po ashtu në kuadër të këtij plani, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, në periudhës kohore 29.07.2024 deri me 02.08.2024, ka realizuar 65 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.raporton zëdhënësi Vesel Gashi Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren, ne vazhdimësi edhe në ditët në vijim do shtoi numrin e aktiviteteve policore në terren ne parandalimit e dukurive negative ,për një ambient te qet dhe të sigurt për të gjithë qytetaret ne rajonin e Prizrenit.. njoftojnë nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren