Policia në Prizren thonë se nuk ka asnjë fakt se ka pasur tentim kidnapimi në Prizren në asnjë shkollë

Zëdhënësi i policisë Rajoanle në Prizren Vesel Gashi për Rtv Besa sot , ka theksuar se bazuar me shqetësimet e ditëve te fundit se ne afërsi te shkollave ne qytetin e Prizrenit dyshohet për një furgon me targa AA (targa jo RKS), “i cili po i josh fëmijët për ti marrur” Këtij shqetësimi i shtohet fakti se një profil i rrejshëm (facky) ne rrjetin social Facebook ne emër te Lea Sina, poston një shkrim : “ku i bën thirrje te gjithë prindërve qe te kenë kujdese për fëmijët e tyre pasi qe është shfaqur mafia afër shkollave qe po vjedhë fëmijët ne qytetin e Prizrenit. Kjo llogari e facebook fillon të shpërndahet nga shume persona, shqetësim dhe frika fillon te reflektohet në ankesat qe i pranon policia nga disa prind për fëmijët e tyre. Lidhur me ketë janë angazhuar njësi policore ne teren për te vëzhguar situatën dhe hetuar ~verifikuar këto informacione. Hetuesi Policor të stacionit policor ne Prizren, kanë ndërmarr veprime operativ-hetimore, ku kanë arriture te sigurojnë kamerat nga bizneset ne Rrugën “Dragomani” lagjja Kurrilla ne afërsi te shkollës “Motrat Qiriazi” dhe Lagja ‘’Ortakoll’’, ne afërsi te shkollës “Abdyl Frashëri”:ne vendet dhe intervalet kohore ku pretendohet qe kanë ndodhure rastet, të gjitha këto video te siguruara janë analizuar nga ana e hetueseve ,por deri me tani nuk kemi arriture te sigurojmë ndonjë dëshmi lidhur me pretendimet e ankueseve. Te gjitha veprimet janë marr ne koordinim dhe konsultim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore ne Prizren. Policia ftonë qytetaret që të raportojnë rastet ne stacionet ma te afërta të policisë ose për mese numrave të telefonit 192,029 244-355 si dhe ne adresat zyrtare info@kosovopolice.com dhe nuk ka vend për shqetësim ne jemi ne shërbimin tuaj 24/7 dhe ju falenderojmë për bashkëpunim!!