Policia njofton, një person u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren, ai ishte  Mexhit Çurdina.

                 Njoftim i policisë  bënë të  ditur se një person ka lajmëruar se kishte shkuar për vizitë te viktima pasi disa ditë nuk ishte vërejtur nga fqinjët e tij, të cilën e kishte gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 16:05, në Prizren. Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi i emergjencës.“Me datën e lartcekur dëshmitari mashkull kosovar ka lajmëruar se kishte shkuar për vizitë te viktima mashkull kosovar pasi disa ditë nuk ishte vërejtur nga fqinjët e tij. Dëshmitari e kishte gjetur viktimën në shtëpinë e tij pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës ku edhe është konstatuar se personi ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin kujdestar rasti i cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ iniciohet ‘Vdekje natyrore’ “, thuhet në raportin e policisë  derisa  togeri  Shaqir Bytyçi, na njoftoi se ai ishte Mexhit Çurdina .Lidhur, me këtë kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, shkruan me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit prizrenas të sporteve, Mexhit Çurdina!

z. Çurdina, ishte i pasionuar ndaj sporteve ekstreme, ka kaluar një jetë të plotë në natyrë duke u angazhuar në aktivitete si automobilizëm, motokros, skijim, alpinizëm dhe shumë të tjera.

Edhe pse i shtyrë në moshë, ai vazhdoi të organizonte gara në nivel lokal dhe t’i promovonte sportet ekstreme si dhe ka lënë pas një trashëgimi të pazëvendësueshme në fushën e sporteve motorike e natyrës. Ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit sportiv!