Policia publikon foton e të dyshuarit për vrasjen në Prizren, kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij.
![](https://qendrapress.com/wp-content/uploads/2023/09/kerkohet-1130x635-1-1024x575.jpg)
Policia e Kosovës pas autorizimeve të kompletuara ligjore, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi. Ai dyshohet për vrasje në qytetin e Prizrenit.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Kërkohet i dyshuari për rast “Vrasje” Lidhur me rastin “ Vrasje “ te dates se djeshme 03.09.2023 te ndodhur ne Rr.” Qerqiz Topulli “ ne Lagjen Arbane te Prizrenit , nga ana e njesiteve policore relevante jane ndermarre te gjitha veprimet e duhura procedurale hetimore e ligjore. I dyshuari i rastit Aziz ( Hashim ) Gashi ,dtl.05.07.1972,i cili pas vepres se kryer eshte larguar nga vendi i ngjarjes ne drejtim te panjohur ,perkunder perpjekjeve te bera ende nuk eshte arrite qe te lokalizohet vendqendrimi i tije .