Policia shqiptoi rreth 1,900 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 896 gjoba për kundërvajtje në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 12 aksidente komunikacioni me të lënduar, ndërsa 22 aksidente me dëme materiale dhe asnjë aksident me fatalitet.Si pasojë e aksioneve policore janë arrestuar 5 persona gjatë 24 orëve të fundit. Policia ka dërguar 2 persona në mbajtje, ndërsa 3 janë dërguar në vuajtje të dënimit.