Policia tregon se si erdhi deri tek përleshja me sigurimin në qendrën tregtare në Prizren

0

Maskat mbrojtëse u bën shkak për një përleshje fizike në mes të disa qytetarëve dhe sigurimit në një qendër tregtare në Prizren mbrëmjen e së dielës. Policia ka dhënë detaje rreth kësaj ngjarje. Katër persona janë shoqëruar në stacionin e Policisë në Prizren pasi të njëjtit u përfshinë në një përleshje fizike në Prizren.

Kështu ka bërë të ditur për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. Sipas Policisë, arsyeja e kësaj përleshje ishte mosbindja e qytetarëve ndaj sigurimit të cilët kishin kërkuar vendosjen e maskës brenda hapësirave të një qendre tregtare në Prizren. “Njësiti i Policisë i janë përgjigjur këtij rasti dhe në stacionin polior janë shoqëruar katër persona të përfshirë në përleshje. Hetuesit në koordinim me Prokurorin e shtetit janë duke u marrë me rastin. Të dyshuarit do të ndalohen deri në 6 orë derisa të kryehen procedurat. Deri te kjo përleshje kanë ardhur pasi personat nuk i janë bindur sigurimit për vendosjen e maskave”, ka thënë Gashi./Gazeta Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *