Poligoni “Katana”, para se ta bëjë Prokuroria, del me konstatime se 24 vjeçari kreu “vetëvrasje të qëllimshme”
Një 24 vjeçar ka vdekur pas plagëve që ka marrë nga një armë zjarri në poligonin “Katana” në Obiliq.Sipas njoftimit nga poligoni, i riu kishte bërë vetëvrasje qëllimisht.Tutje, sqarohet se ngjarja ka ndodhur përkunder faktit se janë zbatuar të gjitha procedurat standarde të sigurisë. Ndërsa, lajmin për vdekjen e të riut e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Naser Syla. “Rreth orës17:45, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se një person, mashkull, 24 vjeç, ka marrë plagë arma zjarrit. Pastaj rreth orës 19:15, nga ana e mjekeve në QKUK është konfirmuar që viktima ka ndërruar jetë”.
Njoftimi i plotë:
Me qellim te informimit te drejte dhe me qellim te parandalimit te thashethemeve dhe dezinformatave te shumeta, e duke pasur respekt ndaj privatesise se personave te perfshire ne ngjarje, njoftojme opinionin se para pak kohesh, ne poligonin e shenjetarise ka ndodhur nje vetevrasje e qellimshme.Ngjarja ka ndodhur perkunder faktit se jane zbatuar te gjitha procedurat standarde te sigurise.Kerkojme nga te gjithe, e sidomos mediet qe te kujdesen per menyren e informimit dhe te kene respekt ndaj familjes se te ndjerit.Çfaredo informate rreth ketij rasti, do te merrni nga zyrtaret perkates te Policise se Kosoves.