POLITIKAT PRO-RUSE TË EVROPËS QË IZOLUAN KOSOVËN DHE E BURGOSEN UÇK NË HAGË!–Shkruan; Av. Ruzhdi Gashi

Shkruan; Av. Ruzhdi Gashi

                                    Lidhjet e forta të Rusisë me elemente anti-amerikane në Evropë në përgjithësi dhe në Gjermani, Francë e Austri në veçanti, si dhe me elementët anti-amerikan në Kosovë, jo vetëm që e izoluan Kosovën dhe nuk e njohën pavarësinë e saj, por, me fakte të fabrikuara në Serbi, përmes bashkëpunëtorëve të tyre në Kosovë, arritën që të fabrikojnë Raportin e Dik Martit për ta krijuar Gjykatën Speciale në Hagë për dënimin e UÇK dhe udhëheqjes së saj si organizatë kriminale. Krejt  kjo, si qëllim kryesor, për të vazhduar me dënimin e SHBA dhe NATO si faktor që i ndihmuan, kinse UÇK kriminale në krye me Hashim Thaçin si udhëheqës i saj. Këto qëllime, pretendime dhe lidhje të elementeve të anti-amerikanizmit evropian dhe atyre në Kosovë me Rusinë, tani më kanë dalë në pah me sulmin rus në Ukrainë. Shpresojmë dhe besojmë se, pas fitores së Ukrainës dhe humbjes së madhe ruse, humbjen do ta ndiejnë fortë edhe anti-amerikanistët kudo që janë, veçanërisht ata në Evropë dhe në Kosovë. Pas kësaj fitore të demokracisë perëndimore kundër autokracisë-diktatorëve të lindjes, do të lind një Epokë e Re me një Rend të Ri Botëror ku, demokracia perëndimore eutoatlantike do të dalë më e fortë dhe më e bashkuar ku, edhe populli i Kosovës do të kthjellët edhe më mirë dhe do të vazhdoj rrugën e tij/saj dret integrimeve euroatlantike në BE dhe NATO dhe në krye me SHBA. Me fitoren e madhe të aleancës euroatlantike në krye me Amerikën, do të fitoj përfundimisht edhe populli i Kosovës ku, komandantët e UÇK që mbahen padrejtësisht në burg në Hagë, do të lirohen të pafajshëm dhe në fund, Republika e Kosovës do të përmbyll shtetësinë e saj dhe, tek atëherë do të integrohet në institucionet ndërkombëtare të Rendit të Ri Botëror. Rroftë Amerika. Rroftë Republika e Kosovës. 4 prill 2022. Av. Ruzhdi Gashi/qendrapress.com/