Populli është duke u ballafaquar me tronditje psikologjike të njëpasnjëshme dhe dyshoj se do të janë me pasoja -Shkruan; Lule Alidema Psikologe Klinike
Gjendja aktuale në vend është tejet e rënduar nga shumë aspekte e aq më e rënduar është nga aspekti psikologjik. Meqë u përballëm me pandeminë dhe gjithë i dimë dëmet cilat ishin, madje pa kursyer as aspektin emocional thuajse te secili njeri, dyshoj se tashmë popullit ju dobësua dukshëm imuniteti psikologjik për ta pranuar me lehtësi tashmë edhe këtë “tronditje” të ngritjes së çmimeve kur bëhet fjalë për produkte ushqimore që janë ekzistenciale për jetë. Thjeshtë, populli është duke u ballafaquar me tronditje psikologjike të njëpasnjëshme dhe dyshoj se do të janë me pasoja. Shpresoj që të ndërmerren sa më shpejtë masat e nevojshme për balancimin e çmimeve në vend, ndryshe nëse vazhdon më gjatë dyshoj se do të jetë vështirë e përballueshme. Kuptohet se jo vetëm në vendin tonë ndodhi ky disbalancim në ngritje çmime sepse flitet për krizë globale, mirëpo Qeveria nëse e merr me kohë situatën në dorë mendoj se do të gjen zgjidhje ta menaxhoj situatën në vend./qendrapress.com/