Populli I Kosovës është mjaftueshëm I vetëdijshëm politikisht prandaj e di mirë se kjo nuk është ajo që duam
Prof .Amantina Pervizaj Kelmendi,për nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë? pohon ; -”Kosova një vend në Lindjen e Mesme,me shumicë muslimane‘- ndër të tjera ‘cicëroi’ sot Donald Trump. Kjo besoj flet shumë se sa favorizuese mund të jet marrëveshja e ‘shumë pritur’ dhe e shumë përfolur. Përveç zotimit të mbikqyrjes së Administratës Amerikane në zbatim të kësaj marrëveshjeje,duket të jetë positive dhe në disa aspekte,si në zbatimin e marëveshjeve paraprake: Të autostradës dhe atë hekurudhore, Prishtinë -Beograd, të datës 14 Shkurt 2020;Bashkëpunimi me Korporatën Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA dhe EXIM memorandum te mirëkuptimit;Shumfishimi I burimeve të energjisë;Njohja reciproke e diplomave dhe certifikatave, etj. Por, fokusi politik/publik në njohjen e shtetit të Izraelit,Mini -Schengen’-I ,liqenin e Ujmanit,operacionet e Hezbollahut,dhe mbështetja e 69 vendeve tjera në legalizim/dekriminalizim të homoseksualizmit- duket se është më shumë shërbim mediatik në fushatën Trump,dhe asgjë jetike,e re e besa as definitive për raportin Kosovë -Serbi. Një marrëveshje e ngutshme,pa gjithpërfshirje të politikës së Kosovës,pa konsulta të duhura diplomatike dhe që lë shumë për të dëshiruar nga pikat tona të ndjeshme dhe këmbëngulëse me dekada,të kalitura e të rryera në tryeza bisedimesh në Bruksel dhe gjetiu,nga të gjitha trupat dialoguese të vendit e më gjerë.Sot, sikur venitet gjithcka në 10 apo pak më shumë pika të një marrëveshjeje,pasuar dhe në sjelljen jo të pa pritur të Presidentit Trump, I cili nuk di saktësisht as në hartë ku gjendemi si vend, e as uk ia kujton mbiemrin (emrin kurrsesi)të Kryeministrit të Kosovës- derisa lavdëron sportistës Serb dhe përkëdhel Vucicin,e nuk e ka idene se cka ka marrëveshja dhe nxit të flasin këshilltarët e tij me sarkazëm, duket larg ëndërrës sonë për një marrëveshje të shumëpritur nga Kosovarët. Thjeshtë,mund të jetë hap pozitiv por jo marrëveshje historike.Plote mangësi,anashkalime të pikave me rëndësi,dhe shquajre të qështjeve dytësore para qartësimit dhe definimit të qështjeve të rëndësisë së vecantë,që padyshim,po ti prinin ato këtij procesi,pikat e sotme do të ishin vetëm teknike. Populli I Kosovës është mjaftueshëm I vetëdijshëm politikisht prandaj e di mirë se kjo nuk është ajo që duam./qendrapress.com/