“Populliste e paskrupullt”, Lushaku e LDK-së e ashpër me Gërvallën pas fjalëve të saj për BE-në

Jehona Lushaku, kryetare e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, e cila tha se Bashkimi Evropian është një ‘tigër prej letre’, duke thënë se, Gërvalla e ka dëmtuar shtetin e Kosovës.Lushaku,  e ka quajtur Gërvallën “populliste të paskurpullt”, teksa ka thënë se pasojat do t’i vuajnë qytetarët e Kosovës.“Një ministre që pa asnjë përgjegjësi e dëmton shtetin e saj me sjellje hipokrite; një populliste e paskrupullt, e definitivisht një imbicil. Kështu është kur merr pushtet dikush që nuk e ndjen vendin e vet; nuk e ka shtëpinë e familjen që t’i bashkëvuajnë problemet dhe jeton me kompleksin që të fyej të tjerët”, ka thënë ndër tjerash ajo.

Postimi i plotë:

Gërvalla e paska treguar cinizmin e saj duke etiketuar ‘si tigër në letër’ BE-në. Qenka detyruar SHBA-ja të reagojë kundër ministres së Kosovës.Një ministre që pa asnjë përgjegjësi e dëmton shtetin e saj me sjellje hipokrite; një populliste e paskrupullt, e definitivisht një imbicil.Kështu është kur merr pushtet dikush që nuk e ndjen vendin e vet; nuk e ka shtëpinë e familjen që t’i bashkëvuajnë problemet dhe jeton me kompleksin që të fyej të tjerët. Ajo beson se sa më e madhe është fyerja ndaj Amerikës e BE-së, aq më e madhe bëhet fama e saj. S’ka rëndësi dëmi që i shkaktohet vendit. Pasojat do t’i vuaj atdheu