Pos Përparim Ramës, edhe Nënkryetari i Prishtinës dhe një pjesë e stafit të Kryetarit infektohen me COVID
Koronavirusi ka prekur edhe zyrtarë të Komunës së Prishtinës. Kryetari Përparim Rama ka njoftuar vetë në facebook se ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Mësohet nga burimet brenda Komunës së Prishtinë se edhe nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Po ashtu, mësohet se pervec Ramës dhe Zogajt edhe një pjesë e stafit të kryetarit të Komunës së Kryeqytetit kanë rezultuar pozitivë në testimet për COVID.Reporteri.net ka provuar të kontaktoj nënkryetarin Zogaj, por i njëjti nuk i është përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve të gazetës. Kujtojmë se Rama dhe Zogaj të dielën kanë qenë në vizitën e tyre të parë zyrtare në Tiranë ku kanë takuar kryebashkiakun Erion Veliaj dhe bashkëpunëtorët e tij.