Pozhari: Çmimet e dyfishuara, s’ka trust, s’ka rritje pagash…
Analisti Xhevdet Pozhari, i cili njihet si përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, kohëve të fundit po shfaq zhgënjim me qeverisjen e deritanishme kryeministrit Albin Kurti.Përmes një postimi në Facebook, ai është ankuar për çmimet e rritura, refuzimin e qeverisë për ta ndarë një përqindje të trustit për qytetarët si dhe për të rritur pagat e tyre.“Kolegët e Front Online e kanë bërë një krahasim të çmimeve me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Të gjitha janë produkte bazike. Vaji është shtrenjtuar për 78%. Qumështi + 52%. Nafta + 52%. Vezët + 51%. Mielli + 44%. Buka +44%… etj. E keqja është se zgjidhja nuk po shihet askund në horizont. Trusti po thonë jo. Rritje të pagave jo”, ka shkruar Pozhari në Facebook.Ai ka thënë se një pjesë e atyre që e kanë votuar këtë qeveri, sot nuk do ta votonin më.“Për besë, qetash me i pyet njerëzit nuk del i vogël numri i atyre që janë bo pishman që ju kanë votu. Sigurisht nuk do ta votonin askënd tjetër, por edhe juve jo. Por, ju po dini, ju grahjani!”, ka shkruar Pozhari.