Pranvera nis me mot të ftohtë e reshje bore

0

Ditëve të para të stinës së pranverës që fillon ditën e shtunë më 20 mars, po parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët me të reshura që fillimisht do të jenë të përziera bore e shiu, e me rënie të temperaturave shndërrohen në reshje bore. Reshjet e borës ditën e diel mund të jenë të intensitetit mesatar, që pritet të krijojnë edhe shtresë dëbore.

Sipas Prishtina Weather ditën e martë dhe mërkurë do të ketë edhe intervale me diell, por që kohëpaskohe priten reshje të dobëta lokale bore.Në pjesën e dytë të javës së ardhshme parashihet stabilizim i situatës meteorologjike, e ku priten kthjellime dhe intervale më të gjata me diell, e në fundjavë edhe rritje e temperaturave përreth vlerave mesatare.Moti më dinamik në ditët në vijim, mundëson të kemi qarkullim të mjaftueshëm ajror, që mbanë ndotësit ajror të shpërndarë, e në këto kushte indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë më gjatë në vlera të pranueshme dhe mesatare, herë-herë edhe në të mira. Vetëm në raste të periudhave të qetësisë, pritet përkeqësim i cilësisë së ajrit, e vlerat kalojnë edhe në të dobëta.20.03 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje bore, gjatë ditës të përziera edhe me shi në vise të ulëta. Në vise kodrinoro-malore vetëm reshje bore.21.03 – Më ftohtë, kryesisht vranët me reshje bore. Nga Dukagjini të përziera edhe me shi, e më vonë priten vetëm reshje bore. Pasdite vonë dhe në mbrëmje reshjet e borës mund të jenë më të dendura.22.03 – Ftohtë, kryesisht vranët, paradite vazhdojnë reshjet e borës. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale të borës.23.03 – Ftohtë, kryesisht me vranësira, e vende-vende me mundësi për reshje të dobëta bore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *