Prava: GEN-I serb e paguante Martin Berishajn dy herë për të njëjtin shërbim, ky paratë i tërhiqte në kesh çdo herë rreth 15 ditë pas
Mediumi slloven “Prava” ka vazhduar edhe sot me publikimin e të gjeturave të tij për aferën financiare të ambasadorit Martin Berishaj me GEN-I në Beograd. Edhe në raportimin e fundit të mediumit slloven, të gjeturat e reja të tyre bazën e kanë tek hulumtimi i gazetës online Reporteri.net i publikuar në maj të vitit 2022.“Prava” të martën ka publikuar edhe dokumente që tregojnë se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, biznesin “MB Consulting” e kishte të hapur si filial edhe në Prishtinë.Madje, sipas këtij raportimi të medias sllovene, ndonëse pas emërimit ambasador, Martin Beirshaj pronësinë e ka kaluar në emrin e dikujt tjetër, “MB Consulting” në Prishtinë pagesa nga GEN-i në Beograd pranoi edhe gjatë vitit 2021 dhe 2022.“Prava” pretendon se gjatë 2021’ës dhe 2022’ës, biznesi i Martin Berishaj ishte aktiv edhe në Mal të Zi. Në dy filialet, sipas mediumit slloven, gjatë këtyre dy viteve u derdhen hiq më pak se mbi 1,3 milionë euro nga GEN-I serb, përcjell gazeta online Reporteri.net.Tutje, gazetari slloven Luka Pers, në raportimin e tij të fundit, thotë se ka arritur të dëshmojë se Martin Berishaj i ka tërhequr në kesh paratë çdo herë 10-15 ditë pasi atij i janë derdhur ato nga GEN-I në Beograd në llogaritë bankare të “MB Consulting” në Prishtinë e Mal të Zi.
Media e Luka Pers, para pak ditësh, nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës u cilësua si “e parëndësishme sa që mezi e gjen online”. Madje, Përparim Kryeziu gazetarin slloven e etiketoi si pseudogazetar dhe shpërndarës të lajmeve të rreme.Tutje, raportimi i fundit i “Prava” pretendon se ka patur edhe raste kur në llogaritë e biznesit të Martin Beirshajt në Mal të Zi e Prishtinë i janë derdhur të njëjtën ditë shuma parash nga GEN-i Serb, për të njëjtat shërbime. “Më 10 maj 2019, filiali GEN-I Beograd i transferoi më shumë se 20 mijë euro kompanisë ombrellë të Berishës në Kosovë dhe 24 mijë euro filialit të Berishës në Mal të Zi”, shkruan mediumi slloven.“Prava” në raportimin e fundit përmend edhe të gjeturat e hulumtimit të gazetës online Reporteri.net, i publikuar në majt të vitit të shkuar, për afër 2 milionë Euro të hyra në biznesin e Martin Berishajt në Mal të Zi.Hulumtimi i gazetës online Reporteri.net kishte zbuluare se si këto shuma parashë në total kishin hyrë në xhirollogaritë e “MB Consulting”, biznesin e Martin Berishajt në Mal të Zi, në më pak se 5 vite – nga fundi i vitit 2016 deri në vitin 2020.Mediat sllovene, sikurse edhe në raportimin e fundit, Martin Berishajn e etiketojnë si “mushkë financiare”.Berishaj para pak ditësh ka dalë me një deklaratë të re rreth skandalit financiar ky dyshohet. Ai pranon se ka qenë pronar i “MB Consulting” në Mal të Zi dhe Kosovë. Por thotë se nga biznesi në Prishtinë është tërhequr pas emërimit si ambasador i Kosovës në Kraoci.“Akuza e insinuata se gjoja kompania GEN-I qenka ndërmarrje serbe, është tërësisht e pavërtetë gjithashtu. Ndërmarrja GEN-I, trgovanje in prodaja električne energije, d.o.o. Krško, Slloveni, është kompani me të cilën kam pasur marrëdhënie kontraktuale si këshilltar në kohën kur nuk isha as shtetas i Republikës së Kosovës. Kjo kompani është kompani sllovene e cila për themelues ka kompaninë GEN ENERGIJA d.o.o. e cila është në pronësi të plotë të Republikës së Sllovenisë, dhe ka filiale nëpër shumë shtete në rajon, ngjashëm sikurse ka ta zëmë edhe NLB Banka, e cila përveç filalave në Slloveni, ka degë edhe në Prishtinë, Shkup, Beograd, etj.”, ka shkruar Berishaj. /Reporteri.net/.