“Prej fillimit të pandemisë deputetët e Kosovës morën 2 milionë euro paga
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës që nga fillimi i pandemisë kanë marrë 2 milionë euro paga.
Këtë deklaratë, Ahmeti e bëri përmes një postimi në Facebook.
”Prej fillimit të pandemisë deputetët e Kuvendit kanë marr 2 milion euro paga”, ka shkruar Ahmeti.
Ndërsa, kujtojmë se në këtë kohë pandemie, Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka dështuar të kalojë për të 7-tën në Kuvendin e Kosovës.
Madje, zëvendëskryeministri i Kosovës, Dritan Selmanaj, ka thënë se nëse dështon kalimi i Projektligjit për Rimëkëmbje atëherë i humb kuptimi kësaj qeverie.