Premiera e madhe kushtuar të madhit Bekim Fehmiu u dha mbrëmë në Prizren
Mbrëmë në Cinepleks në Galeria Shoping Mall mbrëmë u përkujtua madhështia e aktorit të madh shqiptar me famë botërore, Bekim Fehmiut, që falë mjeshtërisë së tij artistike i lartësoi shqiptarët në mbarë planetin. Bekimi lindi në Sarajevë të Bosnjës më 1 qershor 1936 dhe vdiq më 15 qershor 2010 në Beograd të Serbisë. . Personalitetet i padiskutueshëm në kinematografinë ballkanike, evropiane dhe botërore, ai pati një jetë familjare disi të veçantë: pati dy djem; u largua nga skena në 1987 kur ajo kishte nevojë për mjeshtërinë e tij, u vetëvra krejt papritur dhe hirin e trupit të tij e la si amanet për ta shpërndarë në Lumbardhë të Prizrenit. I famshëm që në gjallje, por më shumë i nderuar pas vdekjes, Bekim Fehmiu krijoi një galeri rolesh të papërsëritshëm në filmat: “Prova speciale”, “Odiseja”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, etj. Ka interpretuar në mjaft gjuhë, mes të cilave: shqip, serbisht, maqedonisht, turqisht, spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht. Kurse për figurën madhore dhe filmin e mbrëmshëm për mikrofonin folo skenaristi Fahri Musliu i cili tha se ai do të rikujtohet edhe më tepër. Derisa Jaklid Gaçe producent i këtij filmi me emocione shumë të mëdha tha se ky film është një nga ndjenjat e një artisti madhështor Regjisori i filmit Valmir Tërtini tha se ideja e këtij filmi nisi në Gjakovë, por të gjithë mbledhjet dhe takimet janë mbajtur në Prizren. Në Tiranë e patën promovimin e tash edhe ky është një promovim i madh këtu në Prizren. Inserte Në këtë premierë pati mysafirë të shumtë e ku ishte edhe zëvendës kryeminstrja Emelia Rexhepi. e këtu falënderim i veçantë iu ba drejtorit të Cineplexxit Milazim Salihut.