Presidentët; Rugova e Hashim Thaçi janë historia e paqes dhe pavarësisë,zërat tjerë  nuk e prishin imazhin e as madhështinë e kësaj lirie  Shkruan;Agim LUSHAJ

Dje, në Kosovë u shënua Dita e Presidentit, ditë që nderon figurën e presidentit të parë, dr. Ibrahim Rugova – simbol i rezistencës paqësore . Presidentja Vjosa Osmani  përkujtoi Presidentin e parë të Kosovës Dr Ibrahim Rugovën duke thënë’’ Sot, në Kosovë, shënohet Dita e Presidentit një ditë që përkujton figurën e dr. Ibrahim Rugovës. Presidentit të parë të Kosovës, simbolit të rezistencës paqësore dhe të dinjitetit shtetformues.  Ai që vdiq me nder, me vizion, dhe me fjalën si armën më të fortë në mbrojtje të vendit që e deshi pa kushte.’’ Pohon presidentja. Por  sipas radhës Presidentja u deshtë të flas e e urojë  edhe Fatmir Sejdiun, dhe presidentin  që Kosovës ia solli lirinë përmes grykës së pushkës dhe bashkëpunimit me NATO-n i cili padrejtësisht sot ,gjendet në Hagë Hashim Thaçi. Rugova e Thaçi janë dy figurat me te rëndësishme të kësaj republike. Kur po shembej komunizmi në Evropën Lindore e bashkë me të edhe Jugosllavia, Ibrahim Rugova  popullin shqiptar në Kosovë dhe e çoi drejt Perëndimit. Kur po ndërrohej mijëvjeçari morri guximin  Hashim Thaci dhe UÇK-ja. Ta shpëtojnë  këtë republikë dhe popullin kosovarë  duke ia sjellë lirë .E pastaj procesit të çlirimit te Kosovës dhe pavarësisë se saj i dhanë energji dhe impulse te reja. Pa këta dy historia e Kosovës do te ishte ndryshe. Por, këtë imazh të lavdisë së festës së Presidentit për fat të keq  u mundua ta prish familja e Haki Imerit. Por, kjo tani duhet të rikujtojë  kohën vetëm para 8 vitesh presidenti Hashim Thaçi bënë homazhe dhe pohon’’Hakiu ishte aktiv edhe në lëvizjen popullore të pajtimit të gjaqeve. Kurse, me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hakiu dhe shumë anëtarë të tjerë të familjes Imeri, i ishin bashkuar luftës për liri dhe çlirim.’’Mirëpo këtë mirësi për fat të keq   familja e Haki Imerit  po e përbaltë këtë mirësi të ish Presidentit Thaçi. Por  është koha e ligjeve tani e jo e këso farë bajraktarësh, që për interesa të ndryshme  të mos  bëjnë pazare me gjakun  e të rënëve, Asnjë pikë gjaku  të mos keqpërdoret, tani pas lufte  , por të mundohemi ta bëjmë secilën pikë  gjaku gur të pavarësisë. Këto deklarata që mundohen luftës ti japin dimensione tjera  nuk duhet të kën vend më . Është koha  ta ndërtojmë Kosovën e ja ta ndajmë kaq padrejtësisht për ndo një interes të ngushte personal./QendraPress/