Presidenti Biden pranon thirrjen për drejtësi të kongresmenëve amerikanë për Vasfije Krasniqin e vëllezërit Bytyçi
Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka pranuar sot kërkesën e kongresmenëve të Kongresit Amerikan, të cilët kanë bërë thirrje që çështja e vëllezërve Bytyçi dhe rasti i Vasfije Krasniqi-Goodman të jenë në agjendën e tij.Kështu ka njoftuar vëllau i Krasniqi-Goodman, Nafi Krasniqi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Ai ka thënë se janë të vendosur që të kërkohet drejtësi për viktimat civile. “Ne vërtetë jemi të vendosur të kërkojmë drejtësi, dhe kërkesa jonë shkon përtej rastit tonë si i vetëm, ne jemi të vendosur që për viktimat civile drejtësia të vihet në vend, sigurisht se ne, nuk do të mund të arrinim deri këtu pa mbështetjen e shumë personaliteteve, sidomos jo pa vendosmerinë e Këshilltarit Mark Gjonaj si ideator e mbështetës i marshit Rallyforherjustice, i cili kishte dhe ka vizion të qartë se si qështja e Vëllezërve Bytyqi, rasti i Vasfijes, por edhe i mbi 20 mijë të mibjetuarave/ëve të jetë në agjendën e Kongresmenëve, Presidentit si dhe Kongresit Amerikan, andaj ne presim që këto ditë të kemi lajme edhe më të mira dhe atë falë, edhe një herë po e theksoi Mark Gjonajt, si dhe Vera Mjeku, e cila, përgjatë të gjitha takimeve (mbi tridhjet sosh) me Kongresmen dhe përfaqësues të institucioneve të SHBA-së ka arsyetuar në mënyrë thelbësore-profesionale-humane nevojën për drejtësi”, ka shkruar ai në Facebook.
Bottom of Form