Presidenti bullgar vjen për vizitë dyditore në Kosovë
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, sot më 22 dhe nesër 23 dhjetor.Ai me këtë rast do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani me ceremoni shtetërore, në orën 10:00, në sheshin “Ibrahim Rugova”.Presidentët Osmani dhe Radev do të mbajnë edhe një konferencë për media, njofton Presidenca e Kosovës.Më pas Presidenti i Bullgarisë do të takohet edhe me kryeministrin Kurti.Takimi pritet të nis në orën 12:00. /Reporteri.net./