Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, viziton Prizrenin ku hap edhe konsullatë nderi dhe një OJQ.
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë sot, ka qëndruar në Prizren ku hapur edhe një konsullatë nderi si dhe një Organizatë Jo Qeveritare, të Bullgarisë në Prizren , përderisa një konsullatë nderi në Prizren është dhe e Hungarisë . Pastaj ai ka pasur edhe një takim më disa banorë të rajonit ku pas këtij takimi ai ka deklaruar se sot ishte në vizitë në Prizren dhe kjo është një vizitë e sinqertë,këtu ka një komunitet bullgar dhe ne jemi të detyruar që të mbrojmë këtë komunitet, të mbrojmë edhe të gjitha të drejtat e tyre. Ne falënderojmë Qeverinë e Kosovës që na dha këtë mundësi. Komiteti bullgar duhet të shpreh lirshëm mendimin traditën kulturore dhe gjuhësore, dhe të drejtat e tyre. Këtë zhvillim të Kosovës së lirë, ka thënë ai për Rtv ‘’Besa’’.Shumë e rëndësishme se këtu ka një komunitet bullgar dhe ne do të ndihmojë për zhvillimin social ekonomik dhe falënderojë qeverinë e Kosovës që na dha këtë mundësi Së pari ky komunitet i vogël të shpreh lirshëm traditën kulturore dhe është me rëndësi që regjistrimi që do të bëhet të shpreh lirshëm të shprehin identitetin e tyre tha ai Pastaj ka folur për lidhjet që ekzistojnë mes dy shteteve të Kosovës dhe Bullgarisë si dhe aktivitetin e ushtarëve bullgarë që kanë në kuadër të forcave paqeruajtëse të KFOR-it si dhe për një numër të rinjsh nga Kosova që studiojnë në Bullgari . Pas kësaj ai ka vizituar kompleksin LSHP ku për këtë monument u njoftua nga përgjegjësi Prof dr Parim Kosova, kurse një sheti e ka bërë edhe në sheshin ‘’Shadërvan’ duke vizituar edhe monumente historike të qytetit’ /www.QendraPress.com/